Kultivonin kanabis në Zall Herr, zbatohen14 masa sigurie për të arrestuarit

1 Nëntor 2020, 12:27

Kultivonin kanabis në Zall Herr, zbatohen14 masa sigurie për të arrestuarit

Finalizohet pas një hetimi 4-mujor operacioni policor i koduar “Gomeni", për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike.

Operacioni nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 5, Sektorin e Forcës së Posaçme Operacionale dhe Sektorin e Forcës së Posaçme “Shqiponjat”, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.

Ekzekutohen 14 masa sigurie.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative për disa shtetas që merreshin me kultivimin e bimëve narkotike, kryesisht në zonën e Njësisë Administrative Zallherr, në malin e Gomenit, u referuan materialet në Prokurori, ku u regjistrua dhe procedimi penal.

Pas një hetimi katërmujor, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 5, Sektorin e Forcës së Posaçme Operacionale dhe Sektorin e Forcës së Posaçme “Shqiponjat”, finalizoi me sukses operacionin policor “Gomeni".

Në kuadër të këtij operacioni u bë ekzekutimi i vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, e cila, bazuar në provat e grumbulluara në kuadër të procedimit të regjistruar, ka caktuar masat e sigurimit për 14 personat nën hetim