Kultivonte kanabis, i gjendet edhe arsenal armësh, pranga 36-vjeçarit në Kolonjë

10 Korrik 2020, 09:02

Një 36-vjeçar është arrestuar nga policia e Korçës në Kolonjë pasi iu gjetën të kultivuara në banesë fidanë kanabis sativa, por edhe arsenal armësh. Policia thotë se në kuadër të operacionit të koduar “Radovicka”, u arrestua shtetasi D. B., 36 vjeç, banues në fshatin Radovickë në Kolonjë.Arrestimi i tij u bë pasi, gjatë kontrollit të ushtruar në territorin e një banese në përdorim të këtij shtetasi, Policia gjeti të kultivuar disa fidanë të dyshuar narkotikë kanabis. Po gjatë operacionit është ushtruar kontroll në banesën e 36-vjeçarit, ku shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një arsenal armësh zjarri, konkretisht 3 automatik, 1 pushkë, fishekë luftarakë dhe 3 krehra", thuhet në njoftimin e policisë. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Armëmbajtja pa leje”.