Kultivonte kanabis në bodrumin e shtëpisë, arrestohet 49-vjeçari në Lezhë

10 Mars 2021, 09:48

Policia e Lezhës ka vënë në pranga një 49-vjeçar, pasi kishte kthyer bodrumin e banesës në ambient për të kultivuar drogë. Sipas policisë, Lad Nikolla, kishte përshtatur një ambient pranë banesës për kultivimin e bimëve narkotike dhe mbante armë gjahu pa leje në banesë.

Në kudër të operacionit të koduar “Shënkolli” u sekuestruan disa fidanë narkotikë të kultivuar në kubikë dhe vazo, aparatura që shërbejnë për kultivimin dhe prodhimin e lëndës narkotike dhe një armë gjahu çifte.