Kultura gjirokastrite zbret në Elbasan, organizohet festivali ‘Qytete me Kala’

1 Korrik 2022, 16:33

Elbasani mirëpriti edicionit e dytë të festivalit “Qytete me Kala” në kalanë e qytetit historik. Këngët, folklori, sazet dhe kultura historike e qytetit të gurtë të Gjirokastrës zbriti për disa orë në kalanë e Elbasanit duke krijuar një atmosferë festive për publikun dhe të ftuarit e mbrëmjes.