Kultura letrare dhe gjuhësore shqipe, Anila Omari: Mungesa e leximit tek të rinjtë, varfëron gjuhën

25 Prill 2019, 14:18

Në një tryezë diskutimi u bënë bashkë specialistë të gjuhës dhe letërsisë shqipe. Aktiviteti i organizuar nga Akademia e Studimeve Albanologjike kishte në qendër studimet gjuhësore e letrare, por edhe propozimet për hapësira të reja. Profesoresha, Laura Smaqi, ndali tek njohja edhe rinjohja e traditës edhe e trashëgimit letrar, përmes burimeve arkivore, studimit të autorëve të ndaluar edhe përmes zbatimit të metodologjive të reja. Sipas saj, nisur nga fakti që studimet letrar të periudhës 1945-‘90 reflektonin problematikat e një kohe, ku si letërsia edhe studimet mbi të, konsideroheshin, si sektorë të rëndësishëm të ndihmë të ideologjisë zyrtare, një varg problemesh ishin krijuar në trajtimin historik të letërsisë shqipe.

 “Ndër to mund të përmendim, minimizimin e rolit të autorëve të letërsisë së vjetër shqipe, (shek.XVII) konsiderimin dhe trajtimin e të gjitha periudhave, me përjashtim të letërsisë së realizmit socialist, si  letërsi me kufizime ideore, qëndrim ky që motivonte përjashtime të autorëve nga studimet, por edhe përjashtime të pjesëve të caktuara të krijimtarisë së të njëjtit autor, thënë shkurt cungimin e krijimtarisë së pjesëve letrare. Vlerësimin e pamotivuar edhe të ekzagjeruar të krijimeve të shkruara nga luftëtarë antifashistë gjatë periudhës së Luftës së Dytë Botërore, si letërsi pararendëse e realizmit socialist”, shprehet studiuesja  e letërsisë, Laura Smaqi.

Vlerësimi i deformuar i letërsisë së shkruar nga periudha e pas Luftës së Dytë Botërore, deri rreth viteve ’90, bëri që kjo letërsi, të quhet letërsi e realizmit socialist.

“Problematikat e mësipërme bënë që nga mesi i viteve 90 e më pas vëmendja kryesore në departament t’i kushtohej autorëve të rëndësishëm të letërsie shqipe, që për arsye ideologjike ishin denigruar edhe përjashtuar nga studimet, si Fishta, Konica, Camaj”, vijon më tej ajo.