Kumbulla ndal Milanin, goli i tij i jep Romës barazimin

27 Tetor 2020, 12:28

Marash Kumbulla ndal Milanin. Mbrojtësi i Kombëtares shpëtoi  Romën nga humbja në “San Siro” duke shënuar golin e barazimit ndaj kuqezinjve. Ndeshja përfundoi 3-3 dhe kjo ishte ndalesa e parë për Milanin që mbetet në kryesimin e Serisë A.