Kunata e 50-vjeçares që u torturua dhe mbyt në rezervuar: Bombë atomike kishte rënë në shtëpi, gjërat më të shpifura, të gjesh rrobat e nënës së shtëpisë...

7 Janar 2020, 19:38

Kunata e 50-vjeçares ndodhet në banesën e Drita Saliajt, teksa nga Greqia pritet të vijnë bashkëshorti dhe dy djemtë e saj që ishin në Greqi ku punonin me sezone. Ajo thotë për Report Tv, se ngjarja i ka tronditur. Kunata e Drita Saliajt shprehet se banesa ishte e kthyer përmbys duke u ndjerë e prekur si nënë se si mund të torturohej dhe dhunohej kunata e saj me të cilën ka pasur një raport shumë të mirë.

"Duam ndihmë, kërkojmë ndihmë. Ngjarjen e morëm vesh nga policia në 1.20 të natës, thanë është një grindje e vogël. Nuk e dinim që këta kishin bërë...se ishte kaq e madhe, se unë jetoj në Greqi. Gjetëm rrëmujë, bombë atomike kishte rënë çfarë të gjeja më, gjërat më të shpifura që nuk ekzistojnë në rruzullin tokësore, një vrasje makabër, vrave personin, shkatërrove gjithë pronën e tjetrit. Të gjesh rrobat e nënës së shtëpisë si...më vjen për të qarë. Jam prekur shumë si nënë. E kam kunatë, kam 30 vjet me atë kunatë, kam 42 vjet në atë fshat", thotë ajo. 

Burime konfidenciale thonë se e ndjera ka qenë pa rroba kur është gjetur nga policia, dhe ky fakt plotësohet edhe nga dëshmia e kunatës së saj kur thotë e prekur se si e gjetën banesën..." të gjesh rrobat e nënës së shtëpisë..."