Kunati: Henrin e njeh gjithë Shqipëria, përgjimet janë ligjore nga studio e avokatisë

2 Mars 2020, 11:06

"E gjithë kjo që ka bërë prokurori Asllan Bajrami është një fasadë për t'i prishur imazhin si Henri Cilit si familjes time. Operacion i pakuptim dhe dalin e bëjnë show me emrin e Henri Cilit. Henrin e njohin të gjithë, gjithë Shqipëria. Kanë shfrytëzuar rastin dhe e kanë përmendur në çdo gjë të kotë. Nuk ka asnjë përgjim të paligjshëm mes meje e Çilit. Ai ka një studio ligjore dhe i lejohet të ndërmjetësojë në lidhje avokatie dhe personit që ka probleme me ligjin. që ta ketë në funksion ligjor, brenda ligjor. Henrit i kanë futur akuza që një zot i madh e di, edhe vetë prokurori po habitet me gjithë ato akuza. E gjithë kjo ka një prapaskenë se ndryshe nuk ka kuptim e gjithë kjo gjë. 

Ndoshta çdo gjë është politike, se politika kështu e ka, rri e rri e bën lojëra të tilla. Henri dhe vetë i ka pranuar përgjimet në gjyq, i kam biseduar me vëllain e partneres sime ka thënë - pra me mua. Dhe përgjimet janë se kam studio ligjore për në shërbim të çështjeve. Henrin Cilin e njohin gjithë Shqipëria që është njeri letrat, botues, dhe nuk ka lidhje me këto gjëra. Ku ka ndërhyrë Henri? Për kë çështje? Aty nuk ka filluar asgjë. Nuk e kuptoj pse e ka bërë këtë prokurori.  Edhe prokurori Asllanaj do vejë në vendin e vet. Do ta kuptojë që ka bërë gabim e do rregullojë gjithçka.", tha Ajdini.