"Ja është Henri që ka frikë nga ligji, Henri nuk më takonte mua, se nuk donte të kishte lidhje...jo për keq, por se kishte punët e tij, unë kisha punët e mia. Nuk ka lidhje Henri cili se ndryshe nuk do lirohej. Po të shikoni dosjen dhe dokumentet e Henri Çilit, do kuptoni që nuk ka lidhje. Henri ka thënë që nga momenti që ka studio ligjore i lejohet çdo lloj ndërmjetësimi. Në momentin që ata janë liruar dhe gjykatësi e ka kuptuar që ka qenë kot. Në lidhje me akuzat e tyre nuk ka çfarë të provosh. Henri ka 11 vjet që ka UET dhe nuk ka falsifikuar një gërmë", tha në komunikimin ekskluziv me Report Tv, Gazmir Ajdini, kunati i botuesit të njohur dhe pronarit të UET-së, Henri Çili.