Report Tv mëson se menjëherë pas atentatit në Durrës nga prokuroria e Krimeve të Rënda në drejtim të Durrësit janë nisur drejtuesja e Prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe dy prokurorët Besim Hajdarmataj dhe Anton Martini, ndërsa hetimet do të udhëhiqen nga ky i fundit.
Prokurorët pritet që të marrin në pyetje prokurorin Ndoja dhe dy personat e tjerë të plagosur në atentat. Krimet e Rënda kanë marrë në dorë hetimet për shkak të statusit të prokurorit. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar edhe drejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliu dhe drejtori i departamentit të policisë kriminale Tonin Vocaj.