“Kur bisedoj me ty me ecën dita mbarë”, studio e emisionit si hajmali për telefonuesin

6 Maj 2020, 10:27

“Kur bisedoj me ty me ecën dita mbarë”.Kjo ishte paraqitja e parë në programin “Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv i një telefonuesi që shkaktoi edhe të qeshura në studio me gazetarin Andi Kapxhiu që i tha zotërisë se ai e vlerësonte diçka të tillë. Më pas qytetari komentoi temën e ditës duke u shprehur i zhgënjyer me politikanët aktual dhe tregoi se sipas tij  deputetë duhet të bëhën gazetarët më të mirë,mjekët më të mirë apo edhe policët më të mirë.