Kur do të hapen çerdhet dhe shkollat? Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj flet për Report TV

29 Prill 2020, 12:43 | Përditesimi i fundit: 2020-04-29 15:43:14

TIRANË- Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj në një intervistë për Report Tv ka deklaruar se kopshtet dhe çerdhet nuk do të hapen deri sa të janë "ok", ministria e shëndetësisë. Një lajm i mirë me hapjen e shkollave për maturantët është rekrutimi i mësuesve të rinj nga portali, për shkak se klasat do të jenë të vogla me nga 5-10 nxënës. Mësimi mund të zhvillohet me dy turne ose do të shtrihet edhe në shkollat e tjera 9-vjeçare. Shkollat dhe çerdhet nuk do të hapen deri sa ministrja e Shëndetësisë do të japë "ok". Kështu është shprehur kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj për Report Tv, teksa ka dhënë disa detaje se si do të vijojë matura. "Nëse vjen një rekomandim nga mjekët për të mos i hapur, nuk do i hapim. Mund të kemi opinione të ndryshme, por  jo faktet. Prindërve, një nga dy prindërit të rrinë në shtëpi të punojnë, derisa mjekët të na japin ok, do duhet t'i respektojmë ato. Ndërkohë është marrë një vendim për hapjen e maturës. Matura bën përjashtim se një pjesë e konsiderueshme do të vazhdojnë universitetin. Klasat do jenë shumë të vogla, dhe një maturë do të bëjë maturën në disa shkolla, me shumë gjasa do përdorim edhe shkollat 9-vjeçare, ka filluar dezinfektimi, shkolla vuloset dhe do të hapen vetëm ditën kur maturantët do të jenë aty", tha Veliaj."Jemi pjesë e rrjetit të bashkive që takohen çdo të enjte nga e gjithë bota për këto plane, po shikonin në Danimarkë që shkollat kanë kaluar me dy turne, me shumë gjasa kjo do të kërkojë mësues shtesë, për të cilat portali ka mjaftueshëm dhe do angazhohen, shkolla të reja po ndërtohen me shpejtësi. Gjithmonë e më shumë, sidomos në vende mesdhetare, disa klasa do të bëhen jashtë, kështu që edhe në kopshtet apo çerdhe kur do të hapen. Tani që mbaroi Parku Rinia, Liqeni do jenë klasa të hapura në natyrë. Këto janë disa ide", tha Veliaj.