Kur do të kemi zgjedhje në Shkodër dhe Vorë? Meta: Kemi çështje më të rëndësishme

13 Nëntor 2019, 22:44

I pyetur nëse do të dekretojë një datë të re zgjedhjesh lokale për bashkinë e Shkodrës dhe Vorës, pasi të zgjedhurit në 30 Qershor u kapën nga dekriminalizimi, Meta u shpreh se "Presidenti ishte sot këtu për t'iu treguar se nuk ka gjë më të rëndësishme gjatë këtyre dy vite, dhe një vit si kryetar Kuvendi. Kemi çështje më të rëndësishme ndërtimin e Gjykatës Kushtetuese sipas Kushtetutës" tha ai.