Kur ke qënë për herë të fundit në teatër? Qytetari surprizon me përgjigjen

15 Maj 2020, 13:09

“Hera e fundit që kam qënë në teatër dhe kam parë shfaqje ka qënë në vitin 1974 pra më shumë se 40 vite më parë dhe që në atë kohë ajo godinë kishte probleme”. Kjo është përgjigja befasuese që dha një qytetar në emisionin “Shtypi i Ditës dhe Ju” i pyetur nga moderatori Andi Kapxhiu se kur kishte qënë për herë të fundit në teatër. Ai kërkoi që të ndërtohet një teatër i ri.