Ajo që po ndodh prej disa muajsh me aksionin opozitar në Shqipëri duket se ka qenë një skenar i planifikuar në detaje dhe jo spontane, pasi në fund të vitit të kaluar gazetarët e kanë përmendur planin e PD-së dhe LSI-së kundër qeverisë Rama.
Botuesi i gazetës 'Koha Jonë' Nikollë Lesi i ftuar në panelin e analistëve në datë 13 nëntor të vitit të kaluar përballë kryeministrit Rama në emisionin 'Repolitix' në Report Tv u shpreh se kishte informacione pikërisht për këtë që po ndodh prej 16 shkurtit dhe tani para zgjedhjeve lokale. Ai tha se do të kishte një sulm ndaj kryeministrisë, ngjashëm me atë që ndodhi në 14 shtator të 1998.
"Edi Rama do ta provosh, nga dhjetori, duro, duro. Do të shohim, dhe uroj mos të shoh si Fatos Nano duke ikur. Është bërë gati, besoj do i vizitojnë edhe zyrën, nuk ka çadër, do ngjiten të vizitojnë zyrën, para zgjedhjeve.
Qesh, qesh, por uroj të mos vishesh si Fatos Nano që iku si fshatar në Maqedoni, mbaje mend" deklaronte Nikollë Lesi. Deklarata e gazetarit Lesi tregon edhe njëherë se plani ka qenë i përgatitur dhe organizuar.