Kur PD vidhte votat live (dhe s'kish nevojë për përgjime)

23 Qershor 2019, 16:26

Vjedhja e votës në Shqipëri nuk është një çudi e dekadës së dytë të shekullit të XXI. Ajo nis të bëhet fenomen kryesisht pas vitit 1997 e në vijim. Shumë ngjarje të tilla elektorale nuk harrohen lehtë nga shqiptarët, e aq më tepër kur ato janë bërë haptazi, në syrin e gjithë botës, drejtpërdrejtë në ekranet televizive. Maj 2011, Lulzim Basha kundër Edi Ramës për bashkinë e Tiranës.

Ky i fundit e fitoi kryeqytetin me dhjetë vota më shumë, por PD kërkoi hapjen e kutive ku dyshohej se “ishte bërë numërim gabim”. Këtu nisi gjithçka, numërim në KQZ, i transmetuar nga të gjitha mediat, dhe rezultati ishte kthim i vullnetit të qytetarëve, duke i dhënë bashkinë Lulzim Bashës.

Ajo skenë nuk do të harrohet lehtë nga shqiptarët, por në një kohë kur janë publikuar përgjimet e Bild, që japin indicie për blerje vote, rikthimi në kujtesë (me shkrim dhe pamje) i numërimit të votave në 2011, tregojnë se dikur vota vidhej, direkt në transmetim televiziv, pa pasur nevojë për përgjime.

Arben Ristani, ka qenë kryetar o KQZ

Eridian Salianji dhe Genc Gjonçaj, përfaqësues të PS

Idajet Beqiri: përfaqsues i PK që mori mbi 1300 vota

Dialogu i anëtarëve të KQZ, maj 2011:

Arben Ristani: Po tani, shqip flasim e turçe merremi vesh. Shkruan nga pas flet e kontestuar se ka…ka vullnet nga populli ka shkrujt ky, po…punë për të…

Idajet Beqiri: Ore, ju gjetët një votë, ku vajti njëra…se thotë dy, janë dy aty

Arben Ristani: Ta gjejmë së bashku. Ne një gjetëm…

Idajet Beqiri: Po gjetët një, po kush e mori atë tjetrën..Se ju gjeni vetëm të Lul Bashës, po do gjetur dhe tjetra

Arben Ristani: Ta gjejmë bashkë…

Eridian Salianji (PS): Po ti kishit ditur këto të paktën më përpara, të ndërronit kutitë, të sillnit ndonjë tjetër…

Arben Ristani: Atëherë kjo çështje që nga ky moment është në rendin e ditës dhe duhet të marrë një zgjidhje…

Genc Gjonçaj: ore ti mund të bësh ca të duash ore, eeee…ti mund të shpallësh edhe rezultat që ta gjeti ai tjetri dhe jo rezultatin e popullit eeee…

Arben Ristani: Ka votu populli I shkretë ore…

Eridian Salianji: Me leje, mund të kontestoj unë?

Arben Ristani: Po po, vazhdoni kontestoni…