Kur Sali Berisha në 2015 e quante braktisjen e parlamentit koncept monist dhe allogjizëm të humbjes së llogjikës

25 Mars 2019, 12:32

Partia Demokratike dhe LSI kanë dorëzuar mandatet që kishin në Kuvend, duke e nxjerrë veten jashtë sistemit dhe duke braktisur zgjedhesit e saj ne prag te zgjedhjeve lokale.

Ish-kryeministri Berisha i cili sot e mbështet këtë akt të paprecedent kushtetues e politik dhe qe sipas zerave brenda PD-se por edhe deklaratave publike ka qene ideatori i ketij akti, duket se në 2015-tën ka patur një mendim krejt tjetër nga ky i sotmi.

Kur kryeministri Rama tha në  seancë 4 viteve me pare (26/03/2015) se PS do të lërë sallën nëse nuk zbatohet rregullorja e Kuvendit per minutat e diskutimit, Berisha u ngrit dhe me një patos të pashoq teksa sulmonte idenë e Ramës per braktisje Kuvendi, theksoi se ky ishte një koncept monist i parlamentit dhe allogjizem.

Më tëj në vitin 2015 Berisha theksonte se  “Është dëshmi e allogjizmit, e humbjes totale të llogjikës për shkak të pluralitetit që ekziston në parlament, e intolerancës së plotë që mban në psiqikën e tij”.

E ndërsa në 2015 Berisha thoshte se braktisja e seancës nga PS ishte allogjizëm, sot kur e gjithë partia e tij ka dorëzuar mandatet, e quan gjest heroik.