Kurat natyrale për flokë të shëndetshëm, i ftuar agronomi Zef Gjeta

18 Nëntor 2019, 13:50 | Përditesimi i fundit: 2019-11-18 13:51:57

Flokët janë gjysma e bukurisë, e për këtë arsye kujdesi ndaj tyre kërkon një vëmendje të veçantë. Ka nga ato njerëz që shpenzojnë orë të tëra për flokë të bukur e të shëndetshëm në qendra estetike, e të tjerë nuk e kanë luksin të shpenzojnë orë të tëra për të trajtuar flokët e tyre. Megjithatë kujdesi ndaj flokëve duhet të jetë gjithnjë i pranishëm, qoftë edhe me maska bimore të përgatitura në shtëpi, të cilat ju sigurojnë flokë të shëndetshëm. 

Disa nga maskat natyrale në kushtet e shtëpisë kanë në përbërjen e tyre bimë të cilat japin efekte çudibërëse te flokët tuaj dhe ju sigurojnë një pamje të mrekullueshme të tyre.

I ftuar në “Rreze Dielli” agronomi Zef Gjeta thotë se bimët janë faktori i tretë që ndikon në flokët tuaj, pas trashëgimisë gjenetike e ushqimit që janë faktorët kyç. Ai rendit cilat janë disa nga bimët, të cilat pasi ziejnë mund të pihen ose mund të lani flokët dhe do të keni rezultate të dukshme.

Çaji jeshil dhe çaji i zi na bëjnë mirë, na përmirësojnë gjendjen e flokëve edhe kur i përdorim për ti larë flokët. Pasi të lahemi t’i thajmë me peshqir, jo me tharëse. Me çajin e përgatitur lajmë përsëri vetëm kokën dhe e mbajmë deri në dy orë. Pas dy orësh mund t’I shpëlajmë. Disa komandojnë që caji i zi dhe caji jeshil të përzihet me pak këna. Këta çajra e ushqejnë flokun. Sasia e kënasë duhet të jetë e moderuar. Hithra është po ashtu klasikja. E ziejmë atë për të larë kokën dhe mund ta përziejmë me rozmarinë, me kamomil apo bishtin e kalit.” shprehet në “Rreze Dielli” specialisti Gjeta.