Kurbin/ 70-vjeçarja gjendet e vdekur në banesë, dyshohet kontakti me energjinë elektrike

27 Maj 2020, 20:36

KURBIN- Një grua rreth 70 vjeç është gjetur e vdekur brenda banesës së saj në Mamurras të Kurbinit. Viktima e identifikuar si Gjelina Hoti jetonte e vetme. Fqinjët kanë njoftuar policinë, pasi e moshuara nuk ishte përgjigjur në telefon.