Kurbin Fermerët mblidhen tek ulliri dy mijëvjeçar Po nuk na ndihmoi shteti nuk kemi çfarë të bëjmë

16 Nëntor 2019, 21:03

KURBIN- Kultivuesit e Ullirit u mblodhën në Gjorm të Kurbinit në një panair që organizohet për herë të parë në këtë zone, e cila është e njohur për prodhimin e ullirit. Aktiviteti me titull "Ulliri i Gjormit" u organizua me qëllim promovimi i këtij produkti. Fermerët të cilët janë kultivues të hershem të ullirit kërkojnë mbështetje nga institucionet që merren me sektorin e bujqësisë.

“Po nuk na ndihmoi pak shteti ne nuk kemi çfarë të bëjmë. Janë ullinj shekullor. Ullinj me shije të veçantë. Njihen edhe me agroteknikë", thonë fermerët.Në këtë panair u ekspozuan edhe produkte tradicionale të zonës, duke tërhequr dhe vëmendjen e vizitoreve të cilët vlerësuan maksimalisht këtë veprimtari.

“Në Gjorm kam ardhur, por një panair të tillë nuk e kam parë. Vendi shumë i bukur. Provova shumë gjëra jo vetëm djathin, por edhe e shijova. Shpenzojmë që të ketë sa më shumë aktivitete të tilla që banorët të promovojnë produktet, por edhe të kenë mundësi tregu”, thotë një vizitore

Ky panair u organizua pikërisht në vendin ku ndodhet ulliri 2 mijë vjeçar që vijon të jetë në prodhim, duke u konsideruar si ndër më të vjetrit në Ballkan.