Kurbin/Shkatërrohet rruga dhe dëmtohen këmbët e urës në fshatin Shpërdhet, izolohen banorët

10 Janar 2021, 12:48

Gjatë natës në qarkun e Lezhës reshjet kanë qenë intensive. Në Zadrimë, Torovicë, Spiten, tresh dhe Gjorm të Kurbinit janë 2800 hektarë tokë nën ujë, ndërsa 27 familje janë evakuuar. Problem mbetet rrëshqitja e dherave dhe gërryerjet nga lumenjve. Prurjet e mëdha te lumit Droje kane shkatërruar rrugën e fshatit Shpërdhet pranë Mamurrasit. Prej ditës se djeshme banoret e këtij fshati janë të izoluar, nga zhvendosja e rrjedhës së lumit në rrugë e cila tashmë është bërë e pakalueshme. Sakaq rrjedha e lumit ka dëmtuar dhe këmbët e urës e ndërtuar dy vite më parë, e cila rrezikon të shembet.