Kurthi i mbretit Zog për të denuarin me vdekje Ali bej Këlcyra

23 Prill 2020, 20:48

Ndërkohë që Ali Këcyra ishte i dënuar me vdekje nga mbreti Zog, nëna mbretëreshë e nxit të fejuarën e Ali beut që të shkojë në Paris për tu martuar duke e këshilluaredhe për dokumentet.Për Hadijen e dashuruar dhe larg të fejuarit prej shumë vitesh kjo ishte dhuratë e shkëlqyer . Por dicka tjetër fshihej dhe vonë do ta zbulonte.... Hana rrëfen: Mamaja fluturonte pse pandehu që ia arriti qëllimit. Por teze Nejreja u shqetësua pa masë, pse babai në këto 11 vite që ishte fejuar me mamanë, nuk kishte dërguar kurrë asnjë kartolinë për vit të ri, dhe kishte jetuar 11 vite jashtë, në Paris, në Vjenë e qytete të tjera. Nuk e dinin, mbase kishte një grua tjetër ose kishte ndërruar mendim. Edhe shkon te halla teze Nejreja dhe i thotë kështu e kështu. Halla i shkruan babait menjëherë një letër dhe i thotë: “Duam të dimë, si do të jetë qëndrimi yt”. Dhe babai i përgjigjet: “Fjalën që kam dhënë s’e tërheq, vetëm situata ka ndërruar. Kur u fejova me këtë vajzën isha një nga pjesëtarët e bejlerëve të Këlcyrës, me prona dhe mund t’i siguroja atë luksin që ajo ishte mësuar. Ndërsa sot unë jam një gazetar, banoj në një hyrje me dy dhoma, dhe duhet t’ia përsëris”, se babai edhe atëherë tha: “pyesni vajzën nëse do të martohet”, sepse kishin 17 vite diferencë. Dhe mamaja ishte kaq e dashuruar nga ato fjalimet që mbante babai, sidomos për gruan shqiptare, dhe tha menjëherë “po”. Vajti mamaja me motrën e madhe, nuk e di, dy javë në Romë, që bleu pajën e kështu, edhe shkon në Paris. Të nesërmen shkon me babanë te bashkia e Parisit që mbushën formularët për të kërkuar të martohen. Ai francezi i thotë babait: “Zonja i ka letrat krejt në rregull, por ti s’i ke, mungon këtu një dokument”. Babai tha: “Si është e mundur? Unë jetoj prej 11 vitesh këtu dhe i kam pasur në rregull”. Ai i tha: “Jo, ato i ke, por të mungon një certifikatë që je beqar dhe nuk ke një grua tjetër në Shqipëri”. Atëherë këta mendojnë që Eqerem bej Libohova që ishte ambasador, e harroi t’ua jepte. Babai nuk shkonte, priste mamanë në kafe. Shkon mamaja, i thotë Eqerem beut: “Më mungon kjo”, kështu, dhe Eqerem beu i thotë: “Dudush (pse e kishte kushërirën e parë të gruas së tij), nuk e kam harruar, por Ali beu është dënuar me vdekje. Unë si ambasador, çdo qytetari tjetër mund t’ia zëvendësoj një dokument të tillë, por jo një njeriu që është dënuar me vdekje. Ky dokument duhej që të më vinte nga Tirana dhe s’më ka ardhur”. Dhe aty ishte hakmarrja e mbretit Zog karshi babait. Ata s’mund të martoheshin pa këtë dokument. Edhe kanë bashkëjetuar dy vite.