Kurti: Jemi politikanë të ndryshëm, por bashkë për shqiptarët! Rama nuk është për shkëmbim territori

26 Tetor 2019, 10:43 | Përditesimi i fundit: 2019-10-26 18:32:35

TIRANE - Albin Kurti, që mori shumicën e votave në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë, dhe Edi Rama kanë biseduar për shumë orë bashkë mbrëmjen e së premtes, në një takim informal të realizuar pas 14 muajsh, për të cilin Kurti thotë se pavarësisht se janë dy politikanë të ndryshëm, ata do të punojnë për të ndërtuar ura për Shqipërinë dhe Kosovën.  Ai thotë se kjo nuk krijon asnjë ndasi në bashkëpunimin mes tyre për të mirën e qytetarëve të dy shteteve shqiptarë.

"Ne nuk kemi pasur marrëdhënie të çrregulluara. Ne jemi njerëz të ndryshëm, jemi politikanë të ndryshëm dhe duam që të bashkëpunojmë në mënyrë që mospajtimet që kemi kurrsesi nuk bën që ta rrezikojnë bashkëpunimin tonë, meqenëse fundja ne nuk jemi dy persona të veçantë por jemi dy funksione për të cilën qytetarët tanë presin që do të bashkëpunojmë.

    No videos found.