Kurti: Do parandalojmë çdo pazar me Serbinë

1 Qershor 2020, 21:24

 

Për arritjen e një marrëveshje me Serbinë, Albin Kurti thotë se beteja vazhdon, por ai shprehet se pazaret me Serbinë nuk do të lejohen.

"Unë si kryeministër në detyrë kam humbur mbështetjen e gjysmës së deputetëve, por është dyfishuar mbështetja popullore. Beteja vazhdon. Ne do të parandalojmë një lloj pazari me Serbinë. Unë besoj që të gjithë ata që po orvaten të bëjnë ujdi me Serbinë, nëse nuk e dinë do ta kuptojnë se po bëjnë pazar pa hanxhi", deklaroi Kurti.