Kurti sulmon Ramën: Ne e hoqëm taksën 22 euro, ndërsa taksa për kosovarët qëndron aty. Karantinimi 7 ditë nuk është i vërtetë

1 Qershor 2020, 21:59

Ndërsa qeveria e Kosovës e hoqi taksën 22 euro për dezinfektimin e kamionëve që hynin nga Shqipëria, kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti i kujton kryeministrit Rama taksën e Rrugës së Kombit, për të cilën thotë se vazhdon të qëndrojë aty. Madje, sipas tij paratë nuk shkojnë për shtetin shqiptar, por për një koncesionar.