Kurti zbulon nëse e ka uruar Thaçi: S'ka më peshë, i iku koha, tani po bën patriotin

11 Nëntor 2019, 22:32

Albin Kurti tha se nuk ka marrë asnjë mesazh urimi nga Presidenti Thaçi për rezultatin në zgjedhje. Ai tha se pret që Thaçi ta thërrasë dhe ti japë mandatin. 

"Jo, publikisht. As në mënyrë indirekte pasi kemi shoqëri të ndryshme. Por jam i vetëdijshëm që duhet të takohem me të që të  më japë mandatin për formimin e qeverisë së re dhe është evidenet që nuk dua ta përjashtoj nga politika e jashtme, por ai as nuk do ta krijojë as ta udhëheqë atë. Pres të takohem me atë edhe zyrtarizimin si subjekti që ka dalë i parë si më i votuari" tha ai

I pyetur se çfarë ndodh nëse në Bruksel thërrasin Thaçin dhe jo ju për të vijuar dialogun, ai u përgjigj se "Nuk ka vlerë ajo punë. Një nga arsyet që doli kundër samitit të Ohrit, është se nuk ka peshë më. Një nga arsyet se përse nuk shkoi në Ohër ishte kjo dhe filloi të bënte patriotin, ka kaluar koha, ka të tjerë tani"tha ai.