'Kush e vrau?', motra e Flamur Ducit shpërthen në lot, vëllai i'u gjet i pajetë në rrugë

19 Dhjetor 2019, 09:42

KORÇË- Pronari i një lokali në fshatin Mborje në Korçë është gjetur i pajetë nga bashkëfshatarët e tij rreth orës 07.15 të mëngjesit të sotëm. Flamur Duci, 45-vjeç është gjetur pranë lokalit të tij ky dyshohet se është vrarë nga dy persona që i kanë zënë pritë në afërsi të lokalit rreth orës 06:30 të mëngjesit të sotëm.

Atij i janë gjetur plagë në trup të cilat dyshohet se janë shkaktuar nga një mjet prerës si dhe disa djegie. Mësohet se viktima njihej si njeri i rregullt dhe joproblematik.Policia njofton se grupi hetimor ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të saj.

"Më datë 19.12.2019, rreth orës 07.15, jemi njoftuar se në fshatin Mborje, pranë lokalit të tij është gjetur i pajetë nga bashkëfshatarët, shtetasi F.D., rreth 45 vjeç.

Grupi hetimor ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes", njofton policia.