Kush? Ëh… Ja si reagon Basha kur gazetari e pyet për zyrtaren e lartë të BE-së

19 Shkurt 2019, 14:58 | Përditesimi i fundit: 2019-02-19 15:27:14

Kryedemokrati Lulzim Basha nuk ka reaguar mirë kur gazetarët e kanë pyetur në lidhje me qëndrimin e zëdhënëses së Komisionit Evropian Maja Koçijançiç, e cila tha se djegia e mandateve të opozitës dëmton procesin e hapjes së negociatave dhe integrimin e Shqipërisë në BE.

Pas takimit që pati në selinë blu me kreun e Këshillit Kombëtar të PD-së, Bujar Nishani, gazetari e pyet  Bashën lidhur me qëndrimin e zyrtares së KE, Basha reagon duke thënë: Kush? ....Ëhëë...Po

 (Shikoni reagimin e tij në VIDEO)

Prononcimi i plotë i Bashës pas pyetjes së gazetarit

Pyetje: Zoti Basha një qëndrim mbi deklaratën e Koçiançiç e cila deklaroi dje se djegia e mandateve dëmton procesin e integrimit?

Basha: Pengesa kryesore për integrimin e Shqipërisë është qeveria e lidhur me krimin.

Pengesa kryesore e integrimit të Shqipërisë është qeveria e kapur duke vjedhur zgjedhjet, siç demonstron dosja 339 dhe dosje të tjera të publikuara tashmë nga media ndërkombëtare, siç është Zëri i Amerikës.

Pengesa kryesore për integrimin e Shqipërisë në BE është korrupsioni me afera të tmerrshme korruptive, si dosja DH Albania, dhjetra koncensione, është kapja e shtetit nga oligarkët që arrijën të detyrojnë parlamentin e pupacëve të krimit dhe të oligarkëve të votojnë  nje ligj antikushtetues si ai per rimbursimin me efekt prapaveprues te qindra million eurove taksa që nuk do ti paguajnë më oligarkët, por do ti paguajnë qytetarët nga xhepat e tyre.