Gjyqtari i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, Luan Daci, në vitin 1997 është shkarkuar nga sistemi i drejtësisë, për shkelje të ligjit dhe paaftësi në detyrë. Vendimi është marrë më 24 dhjetor të vitit 1997, në Këshillin e Lartë të Drejtësisë, institucion tashmë i shkrirë nga reforma në drejtësi, në krye të të cilit në atë kohë, ishte Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Rexhep Mejdani.
Dokumentin e ka bërë publik, Antoneta Sevdari, prokurorja e cila u shkarkua nga detyra nga Kolegji i Apelimit, ku pjesë e trupës së gjyqtarëve më 28 shkurt 2019, ishte edhe Luan Daci. Antoneta Sevdari u shkarkua duke mos kaluar procesin e vettingut, me arsyetimin se ka bërë deklarim të pamjaftueshëm sa i përket kriterit të pasurisë. Dokumentin e mbledhjes së ish-KLD-së, Sevadri e ka marrë zyrtarisht pranë arkivës së këtij institucioni.
Sevdari ka siguruar edhe një dokument të mbledhjes së Këshillit të Lartë të Drejtësisë më 18.11.2016, kur Luan Daci, deklaronte se është vetëlarguar nga sistemi duke fshehur kështu shkarkimin e vitit 1997
Cfarë tha Luan Daci në mbledhjen e ish-KLD-së
Luan Daci: Unë kam ikur me dorëheqje pasi nuk na lejuan të regjistroheshim
Vasilika Hysi: Nga vitit 1997-2000 me cfarë jeni marrë?
Luan Daci: Më ndonjë pune cfarë të kisha mundësi
Vasilika Hysi: Dakord
Luan Daci: Pastaj ju futa avokatisë, sepse duhet të angazhohesha
Vasilika Hysi: Dakord, sepse në CV kishte një vakum
Luan Daci: Doja tu angazhohesha në administratë ose me ndonjë rrugë jashtë shtetit. Jashtë shtetit nuk kisha mundësi të shkoja, dhe në vitin 2000 kam marrë licencën e avokativë të cilën ma ka dhënë direkt ministri duke më vlerësuar.
Luan Daci ka qenë gjyqtar në Gjykatën e Shkallës së Parë të Tiranës deri në vitin 1997 (dhe zv.kryetar në këtë gjykatë), ndërsa në vitet e mëvonshme ka punuar si avokat, deri sa është zgjedhur në postin e anëtarit të
Në CV-në e tij, thuhet se Luan Daci ka qene edhe sekretar i Degës së Partisë Demokratike Tepelenë për periudhën 1991-1993. Ai ka bërë Kursin e "Plepave" në “Shtëpinë e Pushimit të Ministrisë së Rendit Publik”, Durrës.
Luan Daci ka qene anëtar i dhomës së avokatisë në vitin 2000, të marrë pasi kohës kur ishte zv/kryetar i Komisionit Zgjedhor (përfaqësues i PD-së) në zgjedhjet lokale për Bashkinë Tiranë ku konkuronin përballë njeri-tjetrit Edi Rama dhe Besnik Mustafaj.
Prokurorja Antoneta Sevdari u kualifikua nga shkalla e parë e vettingut, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, ndërsa Kolegji i Apelimit e shkarkoi nga detyra. E vetmja nga trupa gjykuese që votoi që Sevdari të qëndronte prokurore ishte Ina Rama.