Kush është Ilir Bajri i arrestuar në aksionin e RENEA-s, ja krimet që i rëndojnë mbi shpinë

6 Shtator 2018, 15:28

Familja Bajri është një nga më të njohurat në Shkodër, ndërsa një pjestar i saj u arrestua sot nga Policia e Shtetit në lidhje me ngjarjet e fundit kriminale të ndodhura në këtë qytet. Policia bëri me dije se Ilir Bajri ishte mes personave të përgjuar prej tyre dhe u arrestua një natë më parë në aksionin e RENEA-s. Burime policore bëjnë me dije se Ilir Rustemi (Bajri)  rezulton të jetë autor i disa krimeve bashkë më të vëllanë Behar Bajri dhe i dyshuar në disa të tjera.

Sipas policisë së Shtetit, Me datë 28.01.2000 në fshatin Dobraç dyshohet se ka vrarë me armë zjarri shtetasin Petrit Demiri, punonjës i Policisë Rrugore në Komisariatin e Policisë Shkodër. 

Për këtë vepër venale Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër e ka dënuar vetëm me dy vjet burgim. Gjykata e Apelit për Krime të Rënda Tiranë, me vendim të datës 27 shkurt 2007 e ka dënuar me 9 vjet heqje lirie dhe 2(dy) milion lekë gjobë për kryerjen e veprës penale të “shtrëngimit me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”.

Me datë 14.01.1999 në lagjen Dobraç të qytetit të Shkdrës Behar Bajri, Ilir Bajri dhe Frederik Totaj në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohen se kanë kryer veprën penale të vjedhjes me armë ndaj dy qytetarëve nga Berati, të cilët kanë qenë duke udhëtuar me një automjet tip Kamion me targë të Vlorës.

Me datë 15.02.2001 në lagjen Vasil Shanto të qytetit të Shkodrës është vrarë me armë zjarri shtetasi Arben Tuzi, vjeç 39 nga Shkodra. Autorët e dyshuar të kësaj ngjarje kanë rezultuar të jenë shtetasit Behar Bajri dhe Ilir Bajri.

Me datë 21.03.1999 Behar Bajri në bashkëpunim me shtetasin Ilir Bajri kanë tentuar të kryejnë vjedhje me armë ndaj Arben Tuzit dhe vëllait të tij. Nga shkëmbimi i zjarrit të dy palët kanë plagosur njëri-tjetrin.
 

    No videos found.