Tirane- Prej dy ditësh historia e dhunimit të Xhisiela Malokut artikulohet në media dhe të gjithë duan të dinë cila është e vërteta, nëse iu rrah e iu fikën cigare në trup nga ish-i dashuri Rexhep Rraja, djali i deputetit të PS-së, Rrahman Rraja apo sajoi gjithçka.Por kush është djali i deputetit Rraja i përfshirë në këtë histori? Pse nuk ka pranuar të prononcohet dhe të japë edhe ai një version për ngjarjen? Shqiptarja.com ka mundur të sigurojë fotot e tij nga profili i Facebook, një adresë që me sa duket nuk e ka përdorur më kohët e fundit. Fotot e profilit i përkasin vitit 2010-të.Ndonëse të shkrepura pak vite më parë, pasionet e tij janë të përafërta me ato të djemve që kanë baballarë të pasur. Ai poston foto makinash të shpejta dhe luksoze, tufa me euro, por jo vetëm kaq.
E si të mos mjaftonte në moshë fare të re, i riu shfqet edhe me kallashnikov teksa bëhet gati ta përdorë. Ai shfaqet në ambientet e një ballkoni që nuk dihet nëse është shtëpia e tij.
Përveç armëve, tufave me euro e makinave, Rexhepi apo Xheni ka edhe foto të disa rrënjëve me kanabis. Nuk dimë nga i ka shprepur, por bima narkotike duket të jetë një tjetër nga pasionet e tij qysh në moshë të re.Pak minuta pasi Shqiptarja.com mundi të shkarkojë fotot e tij, profili i Instagram i Rexhep Rrajës u mbyll.
