Kush është shqiptari i parë që u nominua nga Trump në Gjykatën e Taksave në Amerikë?

10 Maj 2019, 17:39

Emin Toro është shqiptari i cili është nominuar nga administrata e Presidentit Donald Trump për të qenë gjyqtar në Gjykatën e Taksave në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Toro është shqiptari i parë i cili emërohet nga administrate e Trump në një post kaq të rëndësishëm.

Ndërkohë ditën e djeshme u mbajt seanca dëgjimore në Komisionin e Financave të senatit amerikan.

Gjatë fjalës që mbajti në seancën dëgjimore të Komisionit të Financave, Toro u shpreh:

“Historia ime personale më jep një vlerësim të thellë për Kushtetutën e Shteteve të Bashkuara, sistemin ligjor amerikan dhe rëndësinë e sundimit të ligjit. Nëse do të konfirmohem nga Senati, do të punoj çdo ditë, të administroj drejtësinë pa respekt ndaj personave  drejta të barabarta për të varfërit dhe të pasurit e duke i shërbyer vendit që unë detyrohem kaq shumë" tha Toro në mbyllje të fjalës së tij para anëtarëve të senatit”.

Toro është larguar nga Tirana kur ishte adoleshent. Në Amerikë fillimisht ka ndjekur Ndoqi universitetin e Palm Beach Atlantic dhe më pas mori gradën Doktor në juridik nga Universiteti i North Carolina. Më 10 prill 2018 presidenti Trump nominoi Toron të shërbejë si gjyqtar në gjykatën e taksave në SHBA në vend të gjyqtarit Joseph Robert Goeke të cilit i mbaronte mandati më 21 prill 2018.