Kush janë dy vëllezërit që u mbytën në liqenin e Prushit, kishin lidhur litarin në pishë për t'u hedhur në ujë

28 Maj 2022, 11:46 | Përditesimi i fundit: 2022-05-28 13:52:36

Këta janë dy vëllezërit e mitur që humbën jetën ditën e djeshme pasi u mbytën në liqenin e Prushit në Tiranë. Vëllezërit Mateo Taku, 14 vjeç dhe Klevis Taku, 10 vjeç, po luanin bashkë me fëmijë të tjerë të zonës me një litar, të cilin e kishin lidhur në një pishë buzë liqenit. Ato kapeshin pas litarit dhe rrëshqitnin për t’u hedhur më pas në liqen.