“Kush nuk kalon vettingun t’i sekuestrohet pasuria.” Qytetari: Janë të degjeneruar

12 Gusht 2020, 10:14

Në emisionin e mëngjesit “Shtypi i ditës dhe ju” një nga qytetarët u shpreh i zhgënjyer nga proçesi i deritanishëm nëpër të cilin ka kaluar reforma në drejtësi. Duke u ndalur tek roli i gjyqtarëve dhe prokurorëve që kanë ngelur në këtë proçes ai kërkoi sekuestrimin e pasurive të tyre dhe të të gjithë njerëzve të sistemit të drejtësisë që u tërhoqën pa kaluar në vetting pasi kanë vënë pasuri marramendëse sipas tij. Drejtësia ka dështuar, ka thënë ndër të tjera qytetari.