“Kush shkon në spital ndërron jetë”, mendimi i frikshëm i zotërisë: E kam vendosur të vdes në shtëpi

2 Nëntor 2020, 14:03

Mendime të frikshme kishte një zotëri që telefonoi mëngjesin e sotëm në “Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv. Ai i bindur tha se kush shkon në spital i infektuar me koronavirus vdes duke akuzuar dhe hedhur dyshime për ilaçet dhe mjekët. Më pas zotëria tha se vet ai është në gjëndje shumë të mirë por sqaroi se në një situatë ekstreme do të zgjidhte të ndërronte jetë në shtëpi.