'Kush zgjedh LSI-në, zgjedh Metën e jo drejtësinë', Rama: Meqe presidenti është gati të japë dorëheqjen pas 25 prillit, ky është rasti të çlironi vendin

15 Mars 2021, 16:15

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka sulmuar nga Lezha LSI dhe Presidentin Ilir Meta. Duke iu referuar deklaratës së këtij të fundit i cili tha se nëse Rama fiton në zgjedhje pa prekur votën ai do të japë dorëheqjen pas 25 prillit, kryeministri u bëri thirrje të gjithve se ky është momenti për të çliruar vendin nga imazhi që i jep Presidenti aktual i cili sipas tij ka marrë peng Presidencën dhe Kushtetutën.