Kushëriri u arrestua për atentatin ndaj prokurorit, deputeti për Report Tv: S'e njoh, distancohem! Po të ishte djali im do kisha ikur nga Shqipëria

5 Nëntor 2019, 12:57 | Përditesimi i fundit: 2019-11-05 15:23:36

Deputeti socialist Rrahman Rraja në një prononcim për Report Tv shprehet se Redjan Rrajën që është arrestuar si i dyshuar për atentatin kundër prokurorit Arjan Ndoja e ka kushëri, por shumë të largët, madje nuk e njeh nëse do ta shohë. E ndërsa distancohet plotësisht nga kushëriri, ai thotë se nëse do të kishte qenë djali i tij do të ishte larguar nga Shqipëria.

Prononcimi i plotë i deputetit socialist
Si e pritët këtë ngjarje?
Unë e shpjegova kjo është një rast shumë i rëndë, ku persona të ndryshëm përfshirë edhe kushëririn tim të largët të ngrejë dorën kundër drejtësisë, një prokurori, kur ne po punojmë që drejtësia të jetë sa më e fuqishme, dalin persona të tillë të papërgjegjshëm që duhet të marrin dënim maksimal. Është fat që nuk ka jetë njerëzisht të humbur. Jam plotësisht i distancuar.

A ka kosto për ju?
Unë bie më shumë se kushëri i tretë, kosto politike nuk e besoj. Nuk kam asnjë problem, pasi më njeh edhe e gjithë zona edhe mua edhe familjen time. E vetmja kosto është morali, pasi një banor apo votues, është nga rrethi i Krujës, pavarësisht se nuk banon në Krujë bë një skandal kaq të madh. Tani e ka në dorë vetëm drejtësia.

A është normale, që persona që mund të bien kushëri të largët vijnë për ngjarje të tilla?
Tani janë dicka që në jetë edhe ndodhin. Rasti Xhisiela është një tullumbace. Rasti i atentatit ndryshon komplet, ku larg qoftë nëse do të ishte djali im, nuk do të rrija as në Shqipëri, por do të ikja.

Kam edhe një tjetër pyetje, për filianin e postës që është grabitur, ku drejtori është vëllai juaj?
Tani nuk jam prokuror dhe nuk di, kushdo që të jetë të mbajë përgjegjësi vetë. Aty ka roje private që paguhet për të ruajtur objektet shtetërore dhe private, që i kanë marrë përsipër.

Kur ju e keni takuar për herë të fundit Redjanin?
Nuk më kujtohet, ndoshta më shumë sesa 4 muaj apo një vit, nuk e di saktë, pasi kam shumë telefonata dhe takime për vetë pozicionin që kam. Me bërë me parë ndoshta edhe nuk e njoh si fytyrë, aq shumë ka që nuk e kam takuar.

A ke pasur telefonata nga PS pas dalje së lajmit?
Kam pasur disa takime, por nuk ia vlen...

Si është pritur?
Është një ngjarje shumë e rëndë.  

Cfarë e keni Redjanin saktësisht?
Babai im, Rexhepi me gjyshin e Redjanit, Metin janë vëllezër vetëm për babë, pasi kanë pasur dy nëna të ndryshme dhe unë i bie që të jem më larg se brezi i tretë me Redjanin.

    No videos found.