Kushtet e konvikteve të Elbasanit të mjerueshme, studentët: Dushet të dëmtuar, krevatet e prishur

15 Dhjetor 2018, 18:44

Konviktet e studenteve në Elbasan janë në gjendje të mjerueshme. Ata të cilët jetojnë në këto konvikte janë të detyruar të përballen me këto kushte. Siç shihet edhe nga pamjet dyer e dritare janë thuajse të rrënuara, ndërsa dushet në të shumtën e rasteve nuk kanë as ujë të ngrohtë. Banjot prej kohësh janë dëmtuar, por që për munges investimesh ata sa vijnë e bëhen të pa përdorëshme.

Në ditët e ftohta studentët detyrohen të marrin ngrohëse nga shpija pasi kaloriferet e konviktit prej kohësh janë jashtë funksionit. Ndërsa çmimi që paguan drejtoria e konvikteve për energjinë e merrë më shumë se gjysmën e shumës së mbledhur nga kuotat e studenteve e cila është prej 3400 lekë në muaj.