'Kushtetuesja'/ Ralf Gjoni 'hedh poshtë' argumentin e Metës: Jemi mësuar t'i bëjmë gjërat me një të rënë lapsi

11 Nëntor 2019, 12:14

Deputeti i opozitë së re Ralf Gjoni ka dalë kundër argumentit të presidentit Ilir Meta për zgjedhjen e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese. Gjoni tha se në kushtet ku ndodhet vendi, pa Gjykatë të Lartë, përzgjedhja e anëtarëve të Kushtetueses lë vend për interpretim.

"Shqipëria nuk ka Gjykatë Kushtetuese. Ka vend për interpretim se si duhet të procedojmë në mungesë të Gjykatës së Lartë e cila duhet të kishte zgjedhur anëtarin tjetër. Sot jemi përballë faktit që ligji ka pasur problematika të mëdha sepse nuk janë parashikuar disa gjëra kyçe, siç është vakumi institucional. Disa këtu janë mësuar që gjërat t'i bëjnë me një të rënë lapsi. Duhet të zbatojmë ligjin për Gjykatën Kushtetuese. Unë mendoj që për secilin kandidat që ne do zgjedhim duhet një listë me tre kandidatë", tha Gjoni.