'Kushtetuesja', tjetër 'perplasje' e Metës me Kuvendin, e ftuar në studion e Report TV, kryetarja e Komisionit të Sigurisë Kombëtare Ermonela Felaj

13 Nëntor 2019, 16:12 | Përditesimi i fundit: 2019-11-13 16:20:51

TIRANË- Pas dekretimit nga ana e presidentit Ilir Meta për gjykatën Kushtetuese të Marsida Xhaferllari, ka ardhur reagimi i parë nga ana e PS. Është kryetarja e komisionit të Sigurisë, Ermonela Felaj, e cila në studion e Report Tv shprehet se ky dekretim është një tregues se Meta u përpoq ta trajtonte ligjin si lojë shahu, teksa tha se se priste emërimin e një kandidature të tillë.

"Duke i dhënë mundësinë që gjykata që zgjedhje kryetarin e saj. Pritej , madje dhe debati që shkaktoi Meta ishte në vetvete një debat që të justifikonte këtë zgjedhje. Një zgjedhje e detyruar për shkak se lista që presidenti ka zgjedhur kandidaten në fjalë, përbëhej nga 3, ai duhet të zgjidhte 3 anëtarë. Lista ka qenë e njëjtë edhe me kuvendit, që kjo mbetej kandidatja e vetme. E pa ligjin si lojë shahu. Do ishte më e moralshme që të kishte ndjekur kriterin e ligjit. E kaloi në heshtje kandidaturën e Vorpsit, të përçonte një konflikt në Kuvendin që nuk ishte. Tejkaloi afatin 30 ditor, normalisht kandidatja Vorpi do të kalonte automatikisht. Ligji në vetvete ta imponon që ta respektosh, një sjellje e presidentit që morali nuk ka luajtur asnjë lloj roli. Unë e kam pasur një qëndrin edhe më herët, që Meta nuk do e bllokonte procesin e situatës Kushtetuese", tha Felaj.