Kushtetutën mund ta ndryshojë vetëm Kuvendi (Neni 177)

22 Nëntor 2019, 22:28

Avokati Adriatik Lapaj thotë se të drejtën për të kërkuar ndryshime kushtetuese e ka vetëm Kuvendi i Shqipërisë, me një nismë të ndërmarrë nga jo më pak se 1/5 e deputetëve. Edhe në këtë rast, me një votim deputetët mund t'ia kalojnë qytetarëve në një referendum, tha Lapaj, i cili shtoi se qytetarët thirren vetëm kur "politika është në ngërç".

Avokat Lapaj tha se në leximin që ai i ka bërë deklaratës së Metës, mendon se "ndryshimi i Kushtetutës mund të jetë referendumi që Meta i ka kërkuar Presidentit". Por sipas tij, edhe pse referendumet e zakonshme bëhen me 50 mijë firma, në çdo rast skanohen nga Gjykata Kushtetuese. "Por përsa kohë nuk kemi Gjykatë Kushtetuese funksionale nuk ka kush e shqyrton përputhshmërinë me Kushtetutën", tha ai.