Kuvend, akuza të forta Berisha-Manastirliu! Ish-Kryeministri: Jep dorëheqjen, ke bërë tendera sekretë! Ministrja: Hipokrit që gëzon për vdekjet

9 Qershor 2022, 17:21 | Përditesimi i fundit: 2022-06-09 20:29:30

Në seancë plenare është përplasur me akuza të ndërsjellta ish-Kryeministri Sali Berisha dhe ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.

“Qesh kjo mbrapa, edhe pse vendi ka regjistruar 20 mijë viktima. Nuk qeshet zonjë, ti duhet të kishe dhënë dorëheqjen pesë herë, dhe duhet të kishe shkuar aty ku e ke vendin, te Dumani.  Ke bërë tendera sekretë në kulmin e pandemisë. Mos më ndërhy të lutem shumë. Mund të të kthehem mjaft mirë unë se fjalorin e kam.  Unë kam respekt për njeriun por nuk mund të respektoj unë kur shoh ministre me çantë me zafire dhe diamante. Unë respektoj ministre që shërbejnë, përulem para tyre. Nuk mund të respektoj ministre që kapardisen si modele”, tha Berisha.