eanca e sotme në Kuvend u fokusua sërish tek debati për projektligjin për nisjen e negociatave për ndërtimin e Teatrit të Kombëtar.
Që në nisje të seancës, deputetët opozitarë kanë kërkuar që kryeministri Edi Rama të ishte prezent në sallë. Kryetari i PD, Lulzim Basha ka kërkuar seriozitet dhe përgjigje të pyetjeve që opozita ka ngritur mbi çështjen e Teatrit.
Basha: Ne nuk kemi bërë pyetje sepse është e kotë por LSI insiston. Mos u zgërdhini o hajdutër. Që mos t’i përgjigjeni as pyetjeve të Opozitës ç’kuptim ka? Ç’a kujtoni se jeni ju more? Po i vini flakën parlamentit. Në krevat me krimin, nqs s’ka qëllqe ajo lë të vijë ai, ideatori që të japi lloagri. Keni marrë pyetje, përgjigjuni pyetjeve. Mos vazhdoni procedurë fasadë se do të trajtoheni edhe ju si fasadë kriminale mos u zgërdhini hajdutër.
“Nuk kemi asnjë iluzion u bësh pyetje hajdutëve është e kotë, por LSI insiston ka bërë pyetje. Keni sjellë projektligj për të pastruar 200 mln euro të drogës dhe po përdorni procedurën me emergjencë. Mos zgërdhini, hajdutë, qepeni gojën, ruani rendin. Por që mos t’i përgjigjesh as pyetjeve të opozitës c’kuptim ka, nëse bedelët e kryehajdutit nuk u përgjigjen pyetjeve, ca mendoni se jeni, po i vini flakën Kuvendit, thirrini mendjes. Ku ju çon mendja mor fatkeqë. Mendoni se do mbuloni vjedhjen e shekullit. Mendoni se do mbyllni gojën me një palo etike. Kodi i etikës është mos u merr me ministra të lidhur me krimin dhe drogën”- tha Basha.
Pas Bashës, i menjëhershëm ka qënë replikimi i kreut të grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, i cili kërkoi zbatimin e byrosë.