Kuvend, Kryemadhi akuza Ramës: Po largon shqiptarët nga vendi i tyre

29 Mars 2018, 12:11

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, ka shpërthyer me akuza ndaj kryeministrit Edi Rama. Nga foltorja e Kuvendit, Kryemadhi deklaroi se Rama nuk kursen asnjë, madje as familjarët e tij, kur vjen fjala për të ruajtur pushtetin e tij. Më tej, kryetarja e LSI paralajmëroi se një ditë Rama do të japë llogari dhe do të mbajë përgjegjësi për gjithçka ka bërë.

“Rama s’ka vesh për të dëgjuar, por të paktën të vendosë syze për të parë varfërinë. Rama nuk ka kursyer askënd prej njerëzve të tij, madje ata që e njohin e dinë që ai nuk ka kursyer as familjarët kur ka qenë fjala për karrigen. Një ditë ai do të përgjigjet për të gjitha, ndaj të mos mundohet të shmanget me tema të stisura. Rama varfëroi një pjesë të shqiptarëve, për të ruajtur pushtetin e tij nëpërmjet oligarkëve. Ka zhdukur shpresën për rininë shqiptare”

Monika Kryemadhi, kryetare  LSI

Ndërkohë, seanca e sotme parlamentare pritet të rikthejë debatin për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, pas publikimit të përgjimeve të reja. Nga përgjimet e Antimafias italiane ka rezultuar që edhe drejtues të lartë të policisë së Vlorës kanë qenë të përfshirë në trafikun e drogës së bërë nga grupi Habilaj.

    No videos found.