Kuvend/ Manastirliu: Lufta me COVID ende larg fundit! Dozat e para të Pfizer përmes COVAX vijnë brenda shkurtit, për 800 000 qytetarë

28 Janar 2021, 15:52

Kuvendi është mbledhur sot në seancë plenare! Deputetët diskutuan sot për disa çështje të rëndësishme, ku fokusi është përqendruar në ndryshimet për buxhetin 2020, rindërtimin, pandeminë dhe shtyrjen e afatit të OFL. 

Ministrja e Ekonomisë Anila Denaj gjatë fjalës së saj ka deklaruar se 2020 ka qenë një vit i vështirë dhe se në thelb ka qenë pandemia e tërmeti. Për këto dy çështje Denaj tha se qeveria ka marrë masa të menjëhershme dhe efikase.