Kuvend, Rama: Bastet do mbyllen, deputetët po sulmohen me mesazhe nga burgu

18 Tetor 2018, 12:46 | Përditesimi i fundit: 2018-10-18 16:38:11

TIRANË- Ka nisur që prej orës 10:00 seanca plenare në Kuvendin e Shqipërisë. Në seancën e sotme plenare do të diskutohen disa pika në rendin e ditës siç janë buxheti faktik, ndryshimet në ligjin për Mbrojtjen e Konsumatorëve, si dhe ratifikimi i disa marrëveshjeve me Kosovën. Njësoj si në seancat e kaluara, edhe sot, opozita e bashkuar ka bojkotuar seancën. Kryetari Gramoz Ruci ka thënë se ka mbërritur për herë të dytë në Kuvend, dekreti i kthyer i Metës për ligjin për Teatrin e ri Kombëtar. 

Kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij, u përqëndrua tek debati i fundit që është shpalosur në media, lidhur me çështjen e mbylljes së lojërave të fatit. Rama ka thënë se pikat e basteve do të mbyllen, dhe se nga 1 janari nuk do të ketë më lloto, as online. Rama ka bërë një deklaratë të fortë kur ka thënë se deputetët e Komisionit të Ekonomisë dhe Financave po sulmohen me mesazhe të orkestruara nga dhomat e burgut tek 313.

Jam shumë i keq ardhur që një pjesë e deputetëve, dhe posaçërisht deputetët e Komisionit të Financave dhe të Ekonomisë, janë kthyer në një shënjestër të e një sulmi vulgar, të orkestruar nga burgu 313. Online është shumë kompleks, do të arrijmë në një konkluzion të studiuar, në bazë të të cilit do kemi një diskutim më tutje.

    No videos found.