Kuvend/ Tabaku: Qeveria cakton çmimet e karburanteve me pronarët! Balluku: Aksi Thumanë-Kashar nuk do ketë tarifë 2.5 euro për të kaluar, nëse s’do ketë rrugë dytësore

6 Qershor 2022, 21:59

Nga foltorja e Kuvendit, deputetja demokrate Greta Bardeli akuzoi qeverinë se ka planifikuar vendosjen e një trau dhe një pagesë prej 2.5 € për të kaluar në aksin Thumanë-Kashar. Pretendimet u kundërshtuan nga ministrja Belinda Balluku, e cila garantoi se asnjë rrugë nuk do të ketë tra, nëse nuk do të ketë një rrugë alternative.