Kuvend/Gafa e Rudina Hajdarit: 3 ushtarakë vdiqën në Letoni, mund t’jua them emrat

8 Maj 2019, 12:29 | Përditesimi i fundit: 2019-05-08 12:35:30

Deputetja Rudina Hajdari i kërkoi sot kolegëve të saj deputetë të mbajnë një minutë heshtje për nëntetaren e ndjerë, ushtaraken shqiptare Zarife Hasanaj e cila humbi jetën në krye të detyrës në një mision në Letoni. Por nga emocionet që shpesh përshkojnë fjalimet e deputetes Hajdari në Kvuend, edhe këtë radhë, kryetarja e grupit demokrat është kapluar nga emocionet ku për pasojë ka bërë edhe një gafë. Në Letoni, nga shpërthimi i një mine, humbi jetën nëntetarja Hasanaj, dhe dy kolegë të saj mbetën të plagosur. Por Rudina Hajdari është shprehet për tre ushtarakë të vdekur.

Fjalimi u ndërpre nga deputetë të maxhorancës, të cilët u munduan të korrigjojnë deputeten Hajdari, e cila insistoi në fjalimin e saj, duke kërkuar të thotë edhe emrat e ushtarakëve, por në fund u ‘bind të pranojë’ se dy prej tyre ishin të plagosur.