Miratohet rishikimi i buxhetit! Hiqet tatim-fitimi për bizneset e vogla dhe fasha e re e TVSH-së deri në 10 mln lekë! 'Kyçen' lokalet e natës

29 Korrik 2020, 12:26 | Përditesimi i fundit: 2020-07-29 14:30:31

TIRANE-Kuvendi i Shqipërisë miratoi Aktin Normativ për rishikimin për herë të tretë të buxhetit të shtetit si pasojë e situatës së krijuar nga pandemia e COVID-it, ku u ulën në mënyrë drastike prishmëritë për të ardhurat dhe u dyfishua deficiti buxhetor.

Nga muaji mars pritshmëritë për të ardhurat janë ulur me mbi 43 miliardë lekë. Kjo ulje e të ardhurave në mënyrë drastike, rritja e deficitit, e borxhit dhe më pak pritshmëri për zërat buxhetorë bënë që të rishikohet buxheti.