Kuvendi Kombëtar, Basha: Nuk vimë në pushtet me dhunë, ftoj kritikët në PD

15 Dhjetor 2018, 15:19 | Përditesimi i fundit: 2018-12-15 15:26:06

Në Pallatin e Kongreseve për votohet për 265 anëtarë të Këshillit Kombëtar. Nga lista e publikuar prej selisë së PD-së janë larguar në mënyrë demonstrative deri më tani 6 prej kandidatëve, të njohur kundërshtarë të mënyrës së drejtimit të partisë nga Lulzim Basha. Deri dy orë më parë nga 350 kandidatë  mbetën vetëm 344, pas tërheqjes nga gara të zëdhënëses së ish-kryeministrit Sali Berisha, Erla Mëhilli, . (Lexo këtu). anëtarit aktual të këtij Këshilli, Edvin Kulluri, Edith Harxhit, Mimoza Hajdarmatajt, Fabian Topallaj dhe Valbona Mezinit.Në fjalën e tij në Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike, Kryedemokrati Lulzim Basha, ftoi kritikët të bëhen pjesë e PD. Basha tha se PD ka bërë gabime por ka reflektuar. “Janë bërë gabime, kemi bërë hapa në drejtim të gabuar, por me ndihmën e demokratëve e kemi korrigjuar dhe përmirësuar këtë proces dhe po bëjmë kështu. Partia Demokratike nuk ka qenë asnjëherë më shumë nën sulm sesa sot. Ejani të gjithë, bëhuni pjesë.”-tha Basha.